Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmë gjatë ndeshjes spektakolare mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, ku në qendër të vëmendjes ishte portieri i bavarezëve, Manuel Neuer.
Në një moment të tensionuar të sfidës, një “ball boy” (pritës topash) i PSG-së refuzoi t’ia dorëzonte topin Neuerit, duke vonuar rifillimin e lojës dhe duke shkaktuar irritimin e portierit gjerman.
Situata krijoi tension, me Neuer që reagoi dukshëm i bezdisur ndaj sjelljes së djaloshit.
Incidenti ndodhi në fund të takimit, kur ritmi ishte i lartë dhe çdo sekondë kishte rëndësi për Bayernin, që po përpiqej të rikthehej në rezultat.
Ky veprim u interpretua si një përpjekje për të humbur kohë nga ana e vendasve.
Pamjet e këtij momenti u përhapën menjëherë në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime mes tifozëve për sjelljen e “ball boy”-it dhe reagimin e Neuerit, në një ndeshje që tashmë kishte shumë tension dhe emocione.