Një zhvillim i rëndësishëm politik raportohet se ka ndodhur së fundmi në prapaskenë, ku ish-Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të gjatë me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Sipas burimeve brenda zhvillimeve politike, takimi është mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe ka pasur në fokus bashkëpunimin e mundshëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 7 qershor.
Mësohet se pas diskutimeve intensive, palët kanë arritur një marrëveshje politike që mund të ndikojë ndjeshëm në rikonfigurimin e skenës politike në vend.
Sipas informacioneve të deritanishme, Vjosa Osmani pritet t’i prijë listës zgjedhore të Lidhja Demokratike e Kosovës, duke u pozicionuar si figura kryesore e kësaj partie në garën elektorale. Ky zhvillim shihet si një rikthim i saj në strukturat e LDK-së, nga e cila ishte ndarë vite më parë.
Po ashtu, pjesë e marrëveshjes raportohet të jetë edhe përfshirja e një numri të konsiderueshëm kandidatësh të afërt me Osmanin në listën zgjedhore. Konkretisht, bëhet fjalë për rreth 20 kandidatë që konsiderohen si përfaqësues të linjës së saj politike.
Ky zhvillim vlerësohet si një përpjekje për bashkimin e votës dhe forcimin e pozitës së Lidhja Demokratike e Kosovës në prag të zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare, të cilat pritet të ndikojnë në riformatimin e raporteve politike në vend.
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga asnjëra palë lidhur me këto zhvillime.