Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, dhe partnerja e tij Eronita kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Lajmin e bukur e kanë ndarë vetë çifti përmes postimeve në rrjetin social Instagram, duke emocionuar ndjekësit dhe fansat e tyre të shumtë.

Në fotografitë dhe videot e publikuara, ata shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miq, kolegë dhe admirues.

Në pamjet e shpërndara, shihet momenti kur Blero vendos nënshkrimin e tij në dokumentet e kurorëzimit, duke vulosur kështu zyrtarisht lidhjen me Eronitën.

Ndërkohë, ceremonia e dasmës ishte mbajtur më herët në një ambient festiv, në prani të familjarëve, miqve të afërt dhe disa figurave publike.

error: