Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, vazhdon të mbetet një nga artistet më të pëlqyera për publikun shqiptar, falë zërit të saj të veçantë dhe karrierës së suksesshme ndër vite.
Me performancat dhe energjinë që e karakterizon, Linda ka arritur të krijojë një audiencë të gjerë kudo ku jetojnë shqiptarët, ndërsa prej disa vitesh ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e saj.
Përveç muzikës, artistja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta personale, udhëtimet dhe përditshmëria e saj me ndjekësit.
Së fundmi, Linda ka tërhequr vëmendjen e fansave me një veprim të pazakontë gjatë një udhëtimi me familjarët nëpër rrugët e Amerikës.
Në pamjet e publikuara, këngëtarja shihet në veturë me këmbët përpjetë, teksa po udhëtonte me familjen, një moment që ka habitur dhe argëtuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
