Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 është tronditur pasditen e djeshme nga një incident serioz, ku banori Ilir Vrenozi u përfshi në një përplasje të ashpër me aktorin Juxhin Plovishti.
Debati, i cili nisi nga një batutë e hedhur nga Juxhini, degradoi shumë shpejt në tension të lartë, duke sjellë reagim agresiv nga ana e Vrenozit. Pamjet e transmetuara tregojnë momentin kur Iliri çohet i nervozuar dhe tenton të përplaset fizikisht me banorin e ri, por ndërhyrja e menjëhershme e konkurrentëve të tjerë shmangu përplasjen fizike.
Situata alarmoi banorët dhe publikun, pasi niveli i agresivitetit u konsiderua i papranueshëm për rregullat e formatit. Burime pranë produksionit dhe reagimet në rrjetet sociale sugjerojnë se “Vëllai i Madh” nuk pritet ta kalojë pa masa këtë incident.
Sipas diskutimeve, dy skenarë janë në tavolinë:
Nominim automatik dhe dërgim direkt në televotim si masë disiplinore Përjashtim i menjëhershëm nga gara, nëse konstatohet shkelje e rëndë e rregullores që ndalon dhunën dhe kërcënimin
Verdikti përfundimtar pritet të jepet gjatë Prime-it të së shtunës, ku publiku do të mësojë nëse ky shpërthim nervoz do t’i kushtojë Ilir Vrenozit qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ngjarja ka ndezur debate të forta online, me ndjekësit të ndarë mes atyre që kërkojnë përjashtim të menjëhershëm dhe atyre që presin vendimin zyrtar të produksionit.