Kandidatja për Presidente nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka prezantuar aderimin e radhës në listën e saj.Bëhet fjalë për Besim Kodrën, i cili është ekspert i shëndetësisë dhe i cili ka kontribuar sidomos për të drejtat e pacientëve.
Osmani vlerësoi lart punën e Kodrës, për të cilin tha se zgjodhi të bëhet zë për ata që shpesh nuk kanë pasur përfaqësim.“Për pacientët. Për familjet që luftojnë çdo ditë
. Për qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Osmani.
“Si jurist dhe ekspert i fushës së shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve, ai ka kontribuar në hartimin e politikave, në forcimin e llogaridhënies dhe në mbrojtjen e interesit qytetar, duke përfaqësuar Kosovën edhe në iniciativa rajonale, evropiane e globale.
Përmes Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besimi ka dëshmuar se humanizmi është përkushtim i përditshëm ndaj njerëzve”, shtoi ajo
.“Këtë mision Besimi do ta vazhdojë në një tjetër betejë: për ta përfaqësuar kauzën e pacientëve në Kuvend.
Jam e bindur se Besimi do të jetë një zë i fuqishëm për pacientët, për qytetarët dhe për interesin publik”, shtoi Osmani.