“Shtabi Qendror” – Llogaria e Edi Kuçit me plan konkret për mbështetësit
Nga llogaria e Edi Kuçit është njoftuar së fundmi një lëvizje e re strategjike për ecurinë e tij në Big Brother VIP Kosova 4. Përmes një postimi, është bërë e ditur hapja e një grupi ekskluziv të quajtur “Shtabi Qendror”.
Ky grup do të jetë tejet i limituar, me vetëm 30 anëtarë. Për t’u bërë pjesë e këtij rrethi të ngushtë strategjie, ndjekësit kanë një kusht të vetëm: të dërgojnë me mesazh (DM) dëshminë se kanë votuar Edin këtë javë.
Përveç informacioneve ekskluzive, të 30 anëtarët e përzgjedhur do të kenë një shpërblim të menjëhershëm: ata do të bëhen ‘Follow’ nga vetë llogaria zyrtare e Edit në Instagram.