Një punëtor që ra nga kulmi i një objekti derisa po punonte në një vendpunishte në Ferizaj, po vazhdon trajtimin në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Lidhur me gjendjen e tij ka folur drejtori i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka.
Sipas Ukës, pacienti fillimisht është dërguar në Spitalin e Ferizajt, e më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në QKUK.
Ai tha se pacienti i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.
Sipas mjekëve, lëndimet më serioze i ka marrë në pjesën e gjoksit, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej 5 deri në 6 metrash.
Uka deklaroi se gjendja e pacientit është serioze, por se aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.