E dhimbshme çfarë i bëri burri dhe vëllezërit e tij një gruaje në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku sipas raportit të policisë, gruaja dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE/ Malishevë 22.05.2026. Raportohet viktima f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllezërit e bashkëshortit të saj, tre të dyshuar m/k. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

error: