Peci: Jam i bindur se Vetëvendosje do t’i marrë mbi 57 deputetë

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka folur për zgjedhjet e 7 qershorit, duke shprehur bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të ketë mbështetje të madhe nga qytetarët.

Ai deklaroi se pret që partia të sigurojë më shumë se 57 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Unë mendoj që prapë qytetari ka me vazhdu me trendin e përkrahjes pozitive. Nuk e di sa kemi me arrit, por jam i bindur që prapë kemi me pas 57 deputetë”, tha Peci.

Ai shtoi se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë, duke theksuar se pret reflektim nga disa parti politike dhe individë në periudhën e ardhshme.

“Për me e zgjedh presidentin duhet me i pas 80 deputetë, por në këtë rast mendoj që do të ketë një lloj reflektimi te disa parti, por ndoshta edhe tek disa individë”, deklaroi ai.

error: