Falet namazi i Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë po festojnë sot Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme islame, e cila u shënua me faljen e namazit të Bajramit në xhamitë anembanë vendit. Pas përfundimit të ceremonive fetare, besimtarët shkëmbyen urime për paqe, shëndet dhe begati.

Namazi i Kurban Bajramit është falur në ora 05:40.

Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami konsiderohen dy festat më të mëdha për besimtarët myslimanë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij të së martës u ka bërë thirrje partive politike që fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit ta zhvillojnë me dinjitet, qetësi dhe maturi.

error: