Avokati dhe analisti politik Spartak Ngjela ka reaguar me një postim në rrjetet sociale lidhur me çështjen shqiptare në Ballkan, duke deklaruar se “federata shqiptare me pesë shtete shqiptare po vjen”.
Në reagimin e tij, Ngjela thotë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ngritur në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar, ndërsa pretendon se po rritet mbështetja ndërkombëtare për ndryshime politike në rajon.
Ai përmend edhe idenë e një federate shqiptare që, sipas tij, do të përfshinte Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Epirin e Veriut.
Postimi i plotë:
Çështja shqiptare si bashkim shqiptar i pesë shteteve shqiptare, po vjen.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ngritur për shqiptarinë dhe gjuhën shqipe. Gjithçka tregon forcë kombëtare shqiiptare dhe qartësi në kërkesën e tyre për pavarësi.
Pushtuesit sllavë ndihen të trembu, por kuptohet se Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për pavarësinl e Maqedonisë së Veriut shqiptare, e gjitha shqiptare, sepse pjesa bullgare e Maqedonisë së Veriut po bisedon për bashkimin e saj me Bullgarinë..
Po shqiptarët?
Pjesa shqiptare e Maqrdonise së Veriut, me emrin: Maqrdonia e Veriut, mendohet që të bashkohet me shtetin e Kosovës.
Dhe prandaj po kuptohet se federata shqiptare po vjen me pesë shtete Shqiptare;
Shqipëria, Kosova, Çamëria, Maqedonia e Veriut dhe Epiri i Veriut..
Prisni dhe shikoni!