Brikena dhe Mateo i japin fund lidhjes së tyre?! (Foto)

Një tjetër krizë duket se ka goditur një nga çiftet më të komentuar të momentit, Brikena Selmani dhe Mateo Borri.Pas romancës së krijuar në Big Brother VIP Albania, dy ish-banorët kanë ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme. Aludimet nisën pas lëvizjeve të fundit në rrjetet sociale, ku të dy kanë fshirë fotografitë dhe postimet e përbashkëta nga profilet e tyre.

Situata u bë edhe më e dyshimtë pasi Brikena publikoi në “Instastory” një foto me atmosferë melankolike gjatë një udhëtimi me makinë, të shoqëruar vetëm me një emoji zemre të thyer, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë emocionale.

Përveç kësaj, dyshja nuk ndiqen më as në “Instagram”. Mateo vazhdon ta mbajë ende fotografinë e profilit me Brikenën, ndërsa ajo e ka larguar fotografinë ku shfaqej me të.

Ky ndryshim i papritur ka habitur ndjekësit, sidomos pasi vetëm pak orë më parë gjithçka dukej në rregull mes tyre. Madje, Brikena kishte publikuar edhe një foto pranë nënës së Mateos, të cilën e kishte quajtur publikisht “mbretëreshë”, duke treguar afrimitetin me familjen e partnerit.

Tashmë fansat po spekulojnë nëse bëhet fjalë për një debat të momentit apo për fundin e lidhjes së tyre.

error: