Kurti nga Peja: Më 7 qershor do shpallet ajo që e dimë, VV’ja do të jetë fituese me rekord të ri historik

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga tubimi elektoral i mbajtur sot në Pejë.

Gjatë fjalimit para mbështetësve, Kurti u shpreh i bindur se më 7 qershor partia e tij do të dalë fituese, duke theksuar se pret një rezultat rekord.

“Të gjithë bashkë, krejt për shtet, sepse me neve me juve kemi shtet për krejt. Numri 116, qitjani pikën në mbrëmjen e 7 qershorit, atëherë kur komisionerët e vëzhguesit do t’i numërojnë votat dhe do ta shpallin atë që ne e dimë që fituese është LVV, rekord i ri historik në Kosovën e pasluftës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë thirrje për mbështetje të numrit 116, duke theksuar se fitorja e LVV-së do të konfirmohet në mbrëmjen e 7 qershorit, pas numërimit të votave nga komisionerët dhe vëzhguesit.

error: