Korenica ‘godet’ Kurtin: Kryeministër keni dëshmu se krejt çka mundeni me bë është me e ngulfatë këtë popull me moszhvillim

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Visar Korenica, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për gjendjen ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesës në vend.

Përmes një reagimi publik, Korenica ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dëshmuar se, sipas tij, qeveria që drejton nuk ka sjellë zhvillim për qytetarët.

“Ju kryeministër keni dëshmu se krejt çka mundeni me bë është me e ngulfatë këtë popull me moszhvillim, me rritje të energjisë elektrike, rritje të kostos së karburantit dhe rritje të çdo ushqimi bazë, duke e shpërbly këtë popull në fund me varfëri si vendi me varfëri më ekstreme në rajon”, ka deklaruar Korenica.

Ai ka kritikuar edhe skemat sociale të prezantuara gjatë periudhës së fushatës, duke thënë se ato nuk mund ta blejnë dinjitetin e qytetarëve.

“Me skema sociale në kohë fushate nuk e blen dot dinjitetin e popullit më të mirë në botë!”, është shprehur kandidati i PDK-së.

error: