Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë

Poetja e njohur shqiptare, Mimoza Ahmeti, ka përjetuar një moment të veçantë dhe emocional gjatë mbrëmjes së sotme, teksa është surprizuar nga mbesa e saj, e cila kishte udhëtuar posaçërisht nga Londra drejt Tiranës për ta takuar.

Bëhet fjalë për Mona Lisën, vajzën e motrës së poetes, me të cilën Ahmeti tregoi se ka një lidhje shumë të ngushtë dhe se kanë kaluar momente të çmuara së bashku ndër vite.

Gjatë takimit, Mimoza Ahmeti shprehu vlerësimin e saj për mbesën, duke theksuar talentin dhe përkushtimin e saj në fushën e gazetarisë dhe artit.

“Arbana, a keni mundësi ta promovoni këtë vajzë. Studion gazetari në Londër, luan piano shumë mirë dhe e do Shqipërinë shumë”, u shpreh poetja.

Nga ana tjetër, moderatorja Arbana Osmani vlerësoi ambiciet e të resë dhe shprehu gatishmërinë për ta mbështetur në rrugëtimin e saj profesional.

“Patjetër, në Vita Production mbështesim çdo të ri që ka ambicie për gazetari apo fushat e artit”, tha Osmani.

error: