“HISTORIA JONË..” LIMI TREGON RAPORTIN ME ALBËN

Gjatë “Prime-it” të sotëm në BBVK, Limi ka sqaruar detajet e ndarjes me Albën, duke treguar se krisja e tyre ndodhi gjatë verës, menjëherë pas përfundimit të reality show ku ishin pjesmarrës.

“Kemi rreth 6-7 muaj që jemi ndarë. Kemi pasur kontakte, por jo lidhje,” u shpreh ai.

Limi ishte mjaft i hapur edhe për jetën e tij private pas ndarjes, duke deklaruar se gjatë kësaj kohe ka pasur kontakte me femra të tjera dhe Alba ka qenë në dijeni të plotë për këtë.

Ai gjithashtu shtoi duke i thënë Albës prerë se nuk ka hyrë në shtëpi për të, por për rrugëtimin e tij personal.

Nga ana tjetër, banorja zgjodhi të thotë vetëm dy fjalë: “Gjërat që ndodhin këtu, çdo fjalë, çdo veprim, nuk do të jetë si herën e parë, ka peshë”, u shpreh Alba drejtuar Limit.

error: