Komuna e Gjakovës ka befasuar me rezultatet e para preliminare, ku janë numëruar afro dy për qind e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
Në bazë të këtyre të dy të dhënave të qendrave të votimit, AAK-ja ka marrë 176 vota apo 56,59 për qind të votave.
E dyta radhitet LDK-ja me 50 vota apo 16,08 për qind.
E treta radhitet LVV-ja me 47 vota apo 15,11 për qind.
E katërta është PDK-ja me 36 vota apo 11,58 për qind. /Insajderi.org/