Komisoni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë, shkruan Periskopi.
Sipas përditësimit të fundit, deri tani janë numëruar 26,02% e votave.
Në listën e Vetëvendosjes, janë duke marrë deri më tani numër të konsiderueshëm votash edhe dy emrat e shumë përfolur gjatë fushatës, hoxhë Osman Musliu dhe feministja Adelina Tershani.
Advertisement
Deri tani, hoxha po dominon me vota ndaj feministes, madje duke lënë pas edhe emra të njohur të partisë që kanë qenë deputetë në legjislaturën e kaluar.
Osman Musliu ka 6,226 Vota deri më tani.
Teksa në anën tjetër, Adelina Tershani ka marrë 2,754 Vota deri më tani.
Mori vetëm 42 vota deri tani: Kjo është kandidatja e AAK me më së paku vota