Muhaxheri: Votuesit e VV-së nuk po dojnë më hajgarexhinj në Kuvend

Analisti politik Arton Muhaxheri, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar renditjen e kandidatëve në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se votuesit kanë dhënë një mesazh të qartë për disa deputetë.

“Unë çka vërejta te lista e VV-së është se votuesi i VV-së ka filluar me u emancipuar. Në fund të listës i ka futur ata që mezi po bëhen deputetë. I ka dërguar në fund të listës disa deputetë që para këtyre zgjedhjeve kanë qenë në mes ose në fillim”, tha Muhaxheri, teksa shtoi ”Nuk po dojnë më hajgarexhinj në Kuvend”.

error: