Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas rezultateve të proceduara nga KQZ, partia me më së shumti vota me postë është Lëvizja Vetëvendosje.
VV ka 60 mijë e 3 vota apo 72.94 për qind. Në vendin e dytë është LDK me 9 mijë e 881 vota apo 12.01 për qind.
Në vendin e tretë është PDK me 6 mijë e 758 vota apo 8.21 për qind. E katërta është AAK me 3 mijë e 444 vota apo 4.19 për qind.
