Një i mitur ka ndërruar jetë pasi ka rënë në lumë në fshatin Gadime e Epërme të Lipjanit.
Sipas banorëve të fshatit, i mituri ishte duke u kthyer për në shtëpi dhe, ndryshe nga zakonisht, kishte zgjedhur një rrugë tjetër, më të shkurtër. Gjatë kalimit në rrugën e ngushtë pranë lumit, dyshohet se ai ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.
Pas disa orësh kërkimesh, trupi i tij është gjetur nga një banor i fshatit, i cili për Insajderin ka treguar se si kishte arritur ta nxirrte të miturin Z.Z. nga lumi.