Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova” u shënua nga tensione të papara, ku qendra e sherrit ishte përplasja mes Labinot Rexhës dhe Sasës.
Ajo që nisi si debat, degradoi në ofendime personale dhe akuza të rënda, duke e çuar Sasën drejt kërkesës për të lënë shtëpinë. Çfarë ndodhi konkretisht mes tyre?
Situata agravoi në dy fronte. Fillimisht, Labi e sulmoi Sasën në pikën e saj të dobët – karrierën politike – duke i bërtitur: “Ti je asambleiste, çfarë kërkon këtu? Ke marrë vota nga populli!”. Nga ana tjetër, Sasa iu kundërpërgjigj me një deklaratë që shkaktoi zhurmë: “Dukesh që mundesh m’u martu me burrë”.
Por kulmi arriti natën vonë, kur dritat ishin fikur. Labi dyshohet se i ka bërë Sasës pyetjen tendencioze: “A ndihesh shqiptare?”, duke aluduar mbi historinë e saj të shërimit në Beograd dhe origjinën e familjes. Kjo e bëri Sasën të shpërthente dhe t’i shkonte te krevati për t’i kërkuar llogari, e lënduar thellë nga përdorimi i biografisë së saj të dhimbshme për lojë.
Dhe ndërsa publiku po e gjykonte këtë si një shpërthim momental nervash, e vërteta rezulton krejt ndryshe. Komentuesi i njohur i formatit, Halil Halili, ka publikuar sot “bom.bën” e vërtetë: një bisedë private me Labin para hyrjes në shtëpi. Në mesazhet e publikuara nga Halili, Labi jo vetëm që e kishte planifikuar këtë sjellje, por kishte parashikuar me data eliminimin e banorëve.
