Gjëja e parë që Limi bëri pasi doli nga Big-Brother Kosova

Sapo mbylli derën e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova mbrëmjen e kaluar, Lim Hoti nuk ka humbur kohë për të shkuar në shtëpi, por ka përfunduar direkt në jetën e natës. Vetëm pak momente pas daljes, ish-banori është parë në një nga lokalet e njohura të Prishtinës, duke shijuar lirinë në kohë rekord po atë natë.

Në fotot e publikuara, Limi shfaqet tejet i relaksuar nën shoqërinë e Rinor Mjekiqit, vëllait të Meritonit. Të dy janë parë duke festuar, një kontrast i fortë me atmosferën e izolimit, duke treguar se Limi e kishte të nevojshme këtë “arratisje” të menjëhershme drejt normalitetit dhe argëtimit pa humbur asnjë sekondë.

Kjo dalje e rrufeshme vjen pas deklaratës së tij ku shpjegoi se largimi erdhi për shkak të një “kushti” me produksionin lidhur me një telefonatë private. Edhe pse arsyeja u cilësua si urgjencë personale që kërkonte daljen e tij patjetër, duket se ajo nuk e ka penguar ish-banorin që të festojë daljen e tij po atë natë, duke lënë pas çdo brengë të lojës.
/Prive By Liberta Spahiu

Screenshot
error: