Fjolla Morina ‘nuk e njeh’ Dua Lipën e ngatërron me Rita Orën

Fjolla Morina ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, përmes një video të fundit në Instastory.

Teksa shfaqet brenda në veturë duke shijuar ritmet e muzikës, Fjolla duket se ka bërë një lëshim që ka rënë në sytë e ndjekësve, duke krijuar përshtypjen se nuk i njeh mirë koleget e saj me famë botërore.

Në sfond dëgjohej hiti “One Kiss”. Ndonëse kënga interpretohet nga ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, Fjolla ka etiketuar në video Rita Orën.

Gafa nuk ka mbetur vetëm tek shkrimi mbi video. Gjatë kohës që kënga e Dua Lipës dëgjohej në makinë, Fjolla dëgjohet të thotë vazhdimisht: “Rita Ora.. loçka”, duke konfirmuar kështu bindjen e saj se po dëgjonte ritmet e Ritës.

error: