“Ndanë” të njëjtën vajzë/ Limi dhe Edi takohen jashtë BBVK: Çfarë ndodhi mes tyre?

Dy ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova” janë ribashkuar jashtë shtëpisë, duke hedhur pas krahëve dinamikat e lojës dhe duke ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.

Bëhet fjalë për Lim Hoti dhe Edi Kuci, të cilët janë shfaqur së bashku në shtëpinë e Limit, në Tiranë.

Detaji që i hedh më shumë “benzinë” këtij takimi miqësor është fakti se të dy djemtë kanë pasur një histori romantike me të njëjtën banore: Dolçen.

Kujtojmë se Edi dhe Dolçe nisën një romancë në fillim të edicionit, e cila pësoi krisje dhe ndarje pas eksperiencës 1-javore të saj në “Grande Fratello”.

Nga ana tjetër, Limi, i cili hyri në shtëpi pas eliminimit të Edit, krijoi gjithashtu një raport intim me Dolçen, duke u bërë “pasardhësi” në këtë histori rozë.

Tashmë që të dy janë jashtë, duket se rivaliteti për vajzën nuk ekziston më.

Shfaqja e tyre duke qeshur në Tiranë tregon se jashtë kamerave, djemtë kanë gjetur gjuhën e përbashkët, pavarësisht historisë së komplikuar brenda mureve të shtëpisë.

error: