“Sot ja kisha jep fitoren” – Gresa mbështet fuqishëm Albën

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresë Gashi, ka trazuar ujërat me deklaratën e saj të fundit në emisionin “Canape”.

E pyetur se kush duhet ta fitojë këtë edicion, aktorja ka veçuar pa hezitim Alba Pollozhanin.

“Sot ja kisha jep fitoren Albës,” u shpreh Gresa, duke shtuar se Alba ka dhënë shpirtin për atë lojë. Sipas saj, Alba është e lindur për atë format, aq sa ka qenë e gatshme të bëjë gjithçka për të arritur deri te çmimi i madh.

Kjo deklaratë ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, duke qenë se Gresa e vlerëson maksimalisht përkushtimin total dhe lojën e Albës brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

error: