Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i tij, tensioni më i madh u vu re tek Rogerti, i cili duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë hyrje.
Që në momentet e para pas futjes së Luizit në shtëpi, atmosfera nisi të rëndohej ndjeshëm. Përplasjet mes tij dhe Rogertit nuk vonuan, duke treguar se mes dy banorëve kishte ende mosmarrëveshje të pazgjidhura.
Situata u tensionua edhe më shumë pas përfundimit të emisionit, kur banorët u drejtuan drejt tavolinës për të ngrënë darkën. Pikërisht aty, Rogerti dhe Luizi u përfshinë në një debat të ashpër, me tone të larta dhe akuza të drejtpërdrejta.