Emri i një shtetasi shqiptar është përmendur në dokumentet që lidhen me çështjen e financierit amerikan Jeffrey Epstein, i cili u dënua për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim qeniesh njerëzore dhe abuzime seksuale.
Sipas materialeve që kanë qarkulluar së fundmi në media, bëhet fjalë për një person me inicialet V. Berisha, i njohur edhe si “Vinny Berisha”, i cili rezulton të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në qytetin e Nju Jorkut.
Dokumentet tregojnë se emri i tij përmendet në të paktën 43 materiale të ndryshme, kryesisht në korrespondencë elektronike dhe letra të shkëmbyera mes tij dhe personave të lidhur me rrethin e Jeffrey Epstein.
Publikimi i materialeve lidhet me procesin e deklasifikimit të dokumenteve gjyqësore të çështjes “Epstein”, të cilat përmbajnë emra personash të ndryshëm që kanë qenë pjesë e komunikimeve apo rrethit shoqëror të tij, pa nënkuptuar automatikisht përgjegjësi ligjore.






