Sonte po bëhet nami! – Rep artisti i njohur shqiptar paralajmëron hyrjen e tij në BBVK

Fituesi i edicionit të parë, Stresi, sapo ka surprizuar ndjekësit me një njoftim të papritur.

Përmes një videoje në Instagram, reperi ka bërë të ditur se sonte do të jetë pjesë e BBVK.

“Përgatituni sepse sonte bëhet nami, shihemi në BBVK. Ju dua të gjithëve para televizorit, do kënaqemi,” u shpreh ai, pa zbuluar arsyen e kësaj vizite që ka bërë të gjithë të presin me kureshtje.

Mbetet të shihet se cila do jetë arsyeja e hyrjes së Stresit në BBVK! /Prive By Liberta Spahiu

error: