Ish banorja e Big Brother Kosova, Xheneta Fetahu i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Labinot Rexhës, duke e sfiduar atë për një përballje publike.
Ajo tha se nëse Labi është “burrë” dhe trim, duhet të vijë dhe të flasë drejtpërdrejt me të, dhe jo të komentojë vetëm për ata që e votojnë.
Xheneta kritikoi gjithashtu Rexhën për komentet rreth familjeve të tjera, duke theksuar se babai i Elijonës nuk është në lojë dhe se çështjet duhen adresuar në mënyrë bashkëbiseduese.
“Labi, të përshëndes dhe të them që je shumë frikacak; nëse je trim dhe i thu vetes burrë, hajde këtu dhe flasim ballë për ballë,” tha ajo.