Hajnat hynë në shtëpinë e një kosovari që jeton në diasporë, vjedhin dy armë me leje

Një mashkull kosovar ka raportuar te Policia e Kosovës në Shtime se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit, duke i demoluar objektin dhe vjedhur dy armë me leje valide.

Sipas raportit policor, armët e vjedhura përfshijnë një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, të cilat pronari i kishte të regjistruara dhe me leje të vlefshme.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa prokurori është njoftuar për procedim të mëtejshëm.

error: