Në një incident mjaft të pazakontë, një pilot austriak detyroi një ulje emergjente me aeroplan pa motor (glider) në parakrahun e autostradës A2 në Karintinë, afër kufirit me Italinë.
Sipas raporteve të Policisë së Shtetit të Karintisë, dy personat në bord – piloti 62-vjeçar dhe një grua – dolën pa lëndime.
Sipas zëdhënësit të policisë, arsyeja e uljes emergjente ishin “probleme teknike” me aeroplanin. Autostrada u mbyll përkohësisht për shkak të incidentit, duke shkaktuar bllokim trafiku – rreth tre kilometra sipas raportimeve.
Sipas lajmeve, aeroplani u ngrit nga Aeroporti i Klagenfurtit dhe ishte një fluturim turistik, kur ndodhi defekti. Pas uljes, zjarrfikësit e tërhoqën mjetin nga rruga për ta larguar dhe lëshuar qarkullimin.