Në mesin e mijëra qytetarëve që ishin pjesë e marshit historik “Drejtësi, jo politikë” në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë, ishte edhe reperi Mozzik.
Ai u shfaq me fotografinë e Kadri Veselit të ngjitur në xhupin e tij të zi.
“Lirojeni Kadri Veselin”, shkruhet në foto, njofton Klankosova.tv.
Artisti më vonë është shfaqur edhe pranë fëmijëve të Veselit, ish-kryetarit të Parlamentit të cilin vazhdimisht e ka mbështetur.
