Bebe Rexha: Vetëm tek dashuria nuk më janë plotësuar dëshirat

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ishte së fundmi e ftuar në emisionin e njohur amerikan, ku foli për rrugëtimin e saj artistik dhe projektet e reja muzikore, përfshirë albumin e shumëpritur Dirty Blonde.

Gjatë intervistës me moderatoren Jennifer Hudson, artistja ndau një kujtim personal nga rinia. Ajo tregoi se kur ishte ende e panjohur, kishte shkruar në derën e dhomës së saj në shtëpinë e prindërve në New York një mesazh motivues: se një ditë do të bëhej superyll dhe do të kompozonte një hit ndërkombëtar.

Sot, këto dy ëndrra janë bërë realitet. Bebe Rexha gëzon një karrierë globale dhe ka sjellë disa prej këngëve më të suksesshme të viteve të fundit, duke u renditur mes artisteve më të dëgjuara në skenën ndërkombëtare.

Ajo foli edhe për fuqinë e “manifestimit”, duke treguar se gjatë jetës ka projektuar me bindje dëshirat e saj për të ardhmen – nga bashkëpunimet me marka të njohura deri te paraqitjet në talk show të mëdha amerikane. Sipas saj, shumë prej këtyre dëshirave janë realizuar.

Megjithatë, me një ton të ndjerë emocional, këngëtarja pranoi se ka një dëshirë që ende nuk i është plotësuar plotësisht: dashuria.

“Kam pasur shumë manifestime dhe shumica janë bërë realitet… përveç dashurisë”, u shpreh Rexha, ndërsa Hudson e inkurajoi duke i thënë se për këtë ka ende kohë.

Paraqitja e saj në këtë program vjen në një moment kyç të karrierës, pasi ajo po përgatitet për publikimin e plotë të albumit të ri, i cili pritet të shënojë një kapitull të ri artistik dhe të forcojë edhe më shumë pozicionin e saj në tregun ndërkombëtar muzikor.

error: