Pse Arabia e nisi Ramazanin më 18 Shkurt dhe shqiptarët më 19 Shkurt?

Fillimi i muajit te Ramazanit kete vit ka sjelle serish nje diference njeditore mes vendeve islame. Arabia Saudite ka shpallur fillimin e Ramazanit me 18 shkurt 2026, sepse sipas komisioneve te saj fetare, hena e re, hilali. eshte konfirmuar i dukshem mbremjen e 17 shkurtit ne rajonin e
Gadishullit Arabik.

Ne kete vend zbatohet parimi klasik i shikimit te drejpërdrejte te henes dhe pranimi i deshmive
nga zona ku dukshmeria realizohet me heret per shkak të pozicionit me lindor dhe kushteve atmosferike më te favorshme.
Sipas hadithit te transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi:

“Agjeroni kur ta shihni ate (hëna) dhe perfundoni kur ta shihni ate (hena) nese ju mbulohet, plotesoni tridhjete ditet”,
ndaj autoritetet saudite e konsiderojne te vlefshem fillimin sapo vertetohet shikimi ne horizontin e tyre.

Nderkohe shume besimtare ne Shiperi shtrojne pyetjen, pse ne fillome me 19 shkurt kur Arabia Saudite me 18? Pergjigija gjendet ne nje praktike te hershme juridike islame te quajtur “ikhtilaf al-matali” (ndryshimi i horizonteve).

Transmetohet se lbn Abbasi nuk e ndoqi fillimin e Ramazanit te Shamit edhe pse ishte pare atje hena, duke thene se Profeti Muhammed i kishte urdheruar te agjeronin sipas shikimit te vendit te tyre. Kjo do te thote se do rajon ndjek dukshmerine reale lokale, sepse hena mund te jete e shfaqur ne Lindjen e Mesme por ende e padukshme ne Europe per shkak te kendit te ulet mbi horizont.

Prandaj ne vitin 2026 ne Ballkan hena nuk arriti kriteret minimale te dukshmerisë mbremjen e 17 shkurtit dhe muaji
Sha’ban plotesohet ne 30 dite, duke e bere 19 shkurtin diten e pare te agierimit. Diferenca nuk eshte gabim, por zbatim i te njejit parim profetik ne horizonte te ndryshme gieografike, vendet ku hena shihet me heret e fillone me heret, ndersa vendet ku nuk shihet e fillone nje dite me pas.
Ne thelb, te dyja palët veprojne sipas te njejtit burim fetar, por ne kohë te ndryshme per shkak te realitetit astronomik.

error: