‘Tevidja’ trazon ujërat në BBVA, Miri kërcënon Shëndritin

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother ka qenë e mbushur me dinamika të forta dhe momente të tensionuara.

Protagonistë të një debati të ashpër kanë qenë Shëndriti, Miri dhe Roberti, ku një batutë e keqkuptuar ka eskaluar shpejt në paralajmërime dhe përplasje.

Debati mori shkas kur Shëndriti bëri një batutë duke përdorur shprehjen “Hijo de puta”.

Ai u shpreh se këtë e tha në formë shakaje, duke imituar personazhin e njohur humoristik të “Tevides”, që përdor këtë frazë në episodet e saj.

error: