Surprizë emocionuese në BBVA: Rogerti përlotet nga takimi me bashkëshorten dhe djalin

Momente shumë emocionale u shënuan mbrëmë në shtëpinë e BBVA.

Rogerti u surprizua nga bashkëshortja e tij, Enxhi, dhe djali i tyre i vogël, Marlon, duke prekur jo vetëm atë, por edhe publikun.

I prekur dhe me lot në sy, Rogerti tregoi se dashuria e tyre ka qenë me shikim të parë.

“Ka qenë dashuri me shikim të parë. Enxhi më ka shpëtuar jetën. Ka besuar tek unë edhe kur e ka ditur që gjërat nuk do të dilnin mirë. Normalisht, kam edhe fajet e mia, por jetën e jap për të. E dua fort. Më ka ndryshuar jetën për mirë”, tha Rogerti për bashkëshorten. Nga ana tjetër, e shoqja tha: “Kam ardhur me djalin për të të dhënë kurajo që të vazhdosh”.

Takimi i ngrohtë familjar i dha Rogertit forcë dhe motivim për të vazhduar rrugëtimin e tij në BBVA.

 

error: