Fahri Xharra godet propagandën e hoxhallarëve: Po rrezikohet identiteti kombëtar

Hoxhë Fatmir Latifaj ka bërë thirrje që besimtarët gjatë iftarit dhe syfyrit të luten që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë.

“Iu bëj thirrje që pranë iftarit e në syfyr t’i luten Zotit që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në vednin tonë”, ka thënë hoxhë Fatmir Latifaj.

Opinionisti Fahri Xharra ka reaguar ashpër, duke kritikuar propagandën e hoxhallarëve dhe duke paralajmëruar rrezikun e përçarjes së identitetit kombëtar.

“Me kësi propagande te hoxhallarëve, po duan tē rrenjosin thellē teorinë e Millosheviqit se lufta e UÇK-së ishte luftë fetare.

O shtet i pa shtet, o ministra te pa ministra, o popull shqiptar pse iu humbi identiteti i kombit?”, shkruan Xharra në Facebook.

error: