Aktori i njohur Osman Azemi prej disa muajsh po vazhdon trajtimin dhe rehabilitimin e tij në një klinikë në Turqi, pas aksidentit në trafik që pësoi disa muaj më parë, shkruan Raporto24.
Ai ka ndarë së fundmi një fotografi nga spitali në Turqi, duke treguar se procesi i shërimit po vazhdon dhe se ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
