Natën e së premtes u shpall fituesi i Big Brother VIP Kosova 4. Ai ishte Londrimi.
Pas finales ai tha: Mas pari… s’e di, jom i shokum, është një eksperiencë e veçantë. Po du me falënderu Zotin për gjithçka që me ka jep deri sot, familjen tem, Vëllain e Madh për mundësinë, edhe publikun që më ka votu edhe më keni pru deri sot. Ju dua pa fund.
E lumtur dhe falënderuese u shpreh edhe Elijona: Jam shumë krenare me veten. Vendin e dytë as që e kom menu para se me hy në Big, jam shumë krenare edhe ju dua shumë. Faleminderit edhe atyre që më kanë votu.
Ludo Lee: Nëse vlerësohet loja, nëse vlerësohet guximi, dinamika, unë e kam pa veten fitues, po publika po vendoska diçka tjetër. Normal Big Brother është një reality show, normal unë lojëra s’kom ditë me lujt, po jom kanë vetvetja.
Klodi: Pak e pritshme, po sido që të jetë, në javët e fundit me pa si ka shku nominimi e finalistat, u kuptu.
Hygerta: Kjo nuk është asgjë përballë dashurisë së publikut. Vetëm pak rrugë bëra me makinë aq sa pashë sa njerëz dhe mora shumë dashuri, imagjino sa do të marrë më vonë.