Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit njoftuan pak minuta më parë se fati i kryeministrit të regjimit sionist mbetet i paqartë pas një sulmi raketor nga Irani.
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike njoftoi: Zyra e Kryeministrit të Izraelit dhe vendndodhja e komandantit të forcave ajrore u sulmuan dhe u goditën rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit në sulme të targetuara dhe të papritura me raketa Khyber në valën e dhjetë.
Fati i kryeministrit izraelit është i mbuluar nga pasiguria, vijon njoftimi.
“Sulmet e suksesshme raketore të Iranit kundër territoreve të pushtuesve, në valën e dhjetë u përqendruan në kampusin qeveritar të regjimit sionist, dhe arritjet e këtyre sulmeve dhe informacionet shtesë do të njoftohen më vonë”, thuhet në njoftimin zyrtar që publikoi agjencia e lajmeve të Iranit, Tasnim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.