Finalistja e dytë e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive sot në emisionin “Weekend”.
Ajo fillimisht uroi të gjitha nënat dhe gratë për 8 Marsin, ndërsa më pas rrëfeu për planet e saj të së ardhmes dhe vendimin për të jetuar mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Nuk është që e kam vendosur ende saktë, për momentin jam duke qëndruar në Kosovë, por kam në plan të shkoj edhe atje.
Se kam punë edhe atje,] por mendoj se do të ndërtoj jetën edhe atje, edhe këtu”, tha finalistja.