Rrëfimi tronditës i Fatonit: Ja çka i tha kushëririt kur autobusi në Zvicër u përfshi nga zjarri

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë kantonin Fribourg të Zvicrës, ku një autobus me pasagjerë u përfshi nga zjarri.

Në mesin e të lënduarve u dyshua se pati edhe shqiptarë, ndonëse një gjë e tillë nuk u konfirmua zyrtarisht – as nga autoritetet, as nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër.

Media raportoi më herët se një shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime të lehta në duar, për shkak të kontaktit me zjarrin.

Faton Morina u lëndua në duar, për ç’gjë po merr tretman mjekësor në spital. Vëllai i tij deklaroi për indeks se është në gjendje stabile dhe të mirë.

Pikërisht kushëriri i Fatonit, Arbi, ishte duke komunikuar me të kur ndodhi rasti.

error: