‘Nuk dua të më lëndojnë më’! Detaje të reja mbi vajzën nga Lezha

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vetëhelmimin e 25-vjeçares nga Lezha, Xhuana Nikolli, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Pas ngjarjes, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2, duke akuzuar ish-partnerin e saj, Eraldo Fizi.

Sipas burimeve, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia, ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt. Po atë ditë ai dyshohet se është takuar me ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikolli, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre, e cila ishte lidhur në qershor të vitit 2025. Gjatë këtij takimi, dyshohet se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka kryer këqyrjen e trupit të pajetë të të resë, e cila dyshohet se i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Gjatë ekzaminimit janë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah.

Në kallëzimin e bërë në polici, familjarët pretendojnë se 25-vjeçarja është dhunuar në mënyrë brutale nga ish-partneri i saj.

Ndërkohë, para se të ndërmerrte aktin fatal, e reja kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shprehte se nuk dëshironte më që personat që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë prindërve të saj.

error: