Përleshje në parlamentin turk

Një përleshje e madhe shpërtheu në parlamentin turk këtë të mërkurë, duke i shndërruar debatet politike në përleshje fizike midis deputetëve.

Shkaku ishte përpjekja e deputetëve të opozitës për të penguar Ministrin e Drejtësisë të sapoemëruar, Akin Gyrlek, të ngjitej në podium për të bërë betimin.

Opozita e konsideron Gyurlek-un arkitektin e arrestimeve politike, pasi ai ka udhëhequr hetime kundër rivalëve kryesorë të presidentit, përfshirë kryetarin e bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili u nxor nga detyra vitin e kaluar.
Situata u përshkallëzua në përleshje me grushte derisa ndërhynë deputetët e partisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Në fund, mes kaosit dhe brohoritjeve të mbështetësve të tij, Gyrlek arriti të bënte betimin i rrethuar nga një gardh njerëzor me kolegë të partisë në pushtet.

error: