Vuçiq reagon pas vendimit të Kurtit për shtetasit serb

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, citohet të ketë deklaruar se është mirënjohës ndaj BE-së për përparimin që u arrit sot lidhur me Ligjin për të huajt, i cili pritet të hyjë në fuqi nesër në Kosovë.

“Nuk ka zgjidhje të bukura e të lehta, por kjo është një lehtësim për ta. Është arritur një model, unë i di detajet teknike. Brenda shtatë deri në dhjetë ditësh do të shkoj në pikat kufitare për të biseduar edhe më tej me popullin tonë, që të takohemi në Rashkë”, paralajmëroi Vuçiq.

Sipas Danas, Vuçi citohet të ketë deklaruar se shpreson që marrëveshja do t’i mundësojë frymëmarrje popullit serb në Kosovë.

error: