E çuditshme: Ylli i Barcelonës shihet në Izrael, thuhet se është bërë pjesë e një sekti për t’u “rikuperuar mendërisht”

Mbrojtësi i FC Barcelonës, Ronald Araujo, ka marrë pushim për t’u rikuperuar psiqikisht pas kartonit të kuq që ka marrë kundër Chelsea.

Barcelona përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se nuk dihet koha kur Araujo do të rikthehet në fushë të gjelbër, por vetëm se respektojnë vendimin e mbrojtësit, shkruan Insajderi.

Mediat spanjolle raportojnë se Araujo është bërë pjesë e një sekti në Izrael. Paparacit kanë kapur Araujon në Tel Aviv, ku thuhet se ka shkuar të kryejë rite për rikuperim të gjendjes së rënduar mendore.

Sipas mediave atje, Barcelona është e bindur se Araujo do të kthehet nga Tel Avivi me besim të plotë dhe se do të shihet versioni më i mirë i tij.

Ai pritet të vizitojë kishat në Nazaret, Betlehem dhe Jerusalem.

Araujo ka pasur paraqitje të dobëta në ndeshje të rëndësishme tek blaugranasit. Mbrojtësi uruguaian ka ditur të marrë kartonë të kuq dhe markime të dobëta në ndeshje të rëndësishme të Barcelonës, si kundër PSG, Interit dhe Chelsea.

error: