Një incident në comunikacion mes dy qytetarëve ka eskaluar në përleshje fizike, ku është përfshirë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrare. Inspectorati Policor tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur më 6 mars 2026 në Prishtinë dhe është kapur nga kamerat, pamjet e të cilave janë siguruar nga Gazeta Insajderi.
Fillimisht, në konflikt verbal përfshihen dy persona në komunikacion.
Njëri prej tire, që po lëvizte me një Audi Q3, del nga vetura dhe përballet me qytetarin tjetër.
Located tension the edhe më shumë kur në vendin e ngjarjes ndalet një veturë tjetër e zezë.
Nga ajo zbret polici Kreshnik Mehanja, i cili edhe pse jashtë detyrës zyrtare, ndërhyn në conflict.
Në momentin kur qytetari tenton të incizojë ngjarjen me telefon, polici reagon duke ushtruar dhunë fizike ndaj tide.
Sipas deklarimit të qytetarit, polici nuk ka njoftuar rastin tek organet competent dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur.
“Ky në vend me lajmëro rastin në polici ka vazhduara rrugën edhe pse kam tentuar me e ndal“, tha qytetari.
Se polici është larguar nga vendi pa marrë përgjegjësi shihet edhe në videon tjetër të siguruar nga Insajderi.![]()
Si pasojë e përplasjes fizike qytetari ka pësuar lëndime trupore.
Në pjesën e brendshme të buzës së poshtme vëhet një plagë e hapur, ndërsa në zonën e qafës shihen skuqje dhe gërvishtje.


Çka thotë IPK?
Inspectorati Policor i Kosovo ka confirmuar për Insajderin se rasti është duke u hetuar.
Sipas IPK-së hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Duke ju referuar kërkesës suaj, në këtë fazë IPK ju konfirmon se eshtë duke trajtuar ankesen e qytetarit ndaj zyrtarit policor dhe se veprimet hetimore janë duke u ndërmarrrë ne consultim me Prokurorincompetent të Prokurorisië Themelore Prishtinë”./insajderi.org/