Një person vdiq, sonte në mbrëmje si pasoj e aksidentit fatal në rrugën “ Wesli Clark ” në Prizren.
Dyshohet se ai është goditur nga një veturë pak pas orës 19:00.
Sipas informacioneve të portalit viktimë e këtij aksidenti është 34-vjeçari Ilaz Osmanaj.

Referuar Policisë, vozitësi i kësaj vetures është D.D, 24-vjeçar, i cili është ndaluar nga organet.
Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer këqyrjen. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me organet kompetente.